Begaj dhe Hasani urojnë Mark Rutte: NATO do jetë më e fortë! Udhëheqja juaj thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës

1 Tetor, 15:41| Përditesimi: 1 Tetor, 15:50

  • Share

1727790393_begajdhehasani.JPG

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Ministri i Jashtëm Igli Hasani

Mark Rutte ditën e sotme mori zyrtarisht detyrën si drejtues i NATO-s nga paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg, dhe ka një mandat 10-vjeçar në krye të Aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë.

Pas marrjes zyrtarisht të detyrës, për Rutte nuk kanë munguar urimet edhe nga politika shqiptare, ku Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, teksa e uroi për detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, shprehi besim se, nën drejtimin e tij, Aleanca do të jetë me e fortë.

“Shumë urime Mark Ruttes, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se, në drejtimin e tij, NATO do të jetë më gjithëpërfshirëse, më e bashkuar, më e fortë”, shkruan Presidenti në mesazhin e urimit në platformën X.

Ndërkohë, një urimin për Rutte e bëri edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili përmes një postimi në aplikacionin X shkruan se nën udhëheqjen e tij NATO do të forcohet edhe më shumë.  

“Urime Mark Rutte për marrjen e rolit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës sonë në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik”, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO-s pas 10 vitesh, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Nuk e lëshojmë Ukrainën


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?