Begaj dhe homologu nga Estonia ndjekin një stërvitje për sigurinë kibernetike

9 Qershor 2023, 16:09| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 16:11

  • Share

Presidenti Bajram Begaj së bashku me Presidentin e Estonisë, Alar Karis, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë, ndoqën nga afër një stërvitje për sigurinë kibernetike.

Kjo stërvitje tregon për angazhimin e Shqipërisë për të forcuar kapacitetet dhe aftësitë kibernetike. Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian ka dhënë një kontribut tejet të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e këtyre kapaciteteve.

Projekti i prezantuar në Europe House synon të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshmërinë kibernetike të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, sipas standardeve më të mira evropiane.

Kjo sërvitje u nga Akademia e Qeverisjes Elektronike estoneze dhe Cybexer Technologies.  Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit "Reagimi i Shpejtë i Sigurisë Kibernetike për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut” financuar nga Bashkimi Evropian.

 Ky prezantim shënoi edhe etapën e fundit të vizitës shtetërore të Presidentit të Estonisë në vendin tonë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?