Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me Presidentin e Republikës Bajram Begaj, ishin për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, ditën e sotme, ku uruan festat e fundvitit dhe drekuan së bashku me të moshuarit.
Ministri Balla u shpreh se është një kujtim i bukur, që kreu i shtetit zgjodhi të shkojë në Fier, si dhe falënderoi stafin e qendrës për shërbimet e ofruara, për të moshuarit.
"Tryeza që na mblodhi presidenti sot, na ka bërë bashkë, mazhorancë, opozitë, pushtet vendor dhe në fakt ky është roli i presidentit, që edhe pse kemi ndasi ky institucion na bën bashkë",- tha Balla.
Presidenti Begaj në fjalën e tij tha se festat ndahen me njerëzit dhe duke qenë bashkë, shprehen dëshirat për një vit të ri më të mirë e të begatë.