Deputetja Ina Zhupa

Begaj ktheu ligjin për dekoratat, Zhupa: E përshëndes vendimin, Rama po përpiqet të kapë çdo institucion

14 Janar 2023, 14:33| Përditesimi: 14 Janar 2023, 14:37

  • Share

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të Presidentit Bajaram Begaj për të kthyer ligjin për dekoratat. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Zhupa shkruan se e përshëndet këtë lëvizje të Begajt, pasi sipas saj ky ligj ka vetëm një qëllim, që kryeministri Edi Rama të kapë çdo institucion.

Zhupa ka ndarë edhe videon e fjalimit të saj në Kuvend, ditën kur është diskutuar ligji për dekoratat, ndërsa thotë se PS po përpiqet që edhe dekoratat t’i përdorë për interesat e saj elektorale.

“Përshëndes vendimin e Presidentit Begaj për të mos dekretuar ligjin e dekoratave si cenim i kushtetutës dhe uzurpim i kompetencave të tij kushtetuese. Në seancën e 22 dhjetor 2022 i bëra thirrje publike Presidentit Begaj që të respektonte kushtetutën, të respektonte institucionin që përfaqëson dhe ta kthente ligjin.

Ligji nuk është gjë tjetër veçse zgjatim i dëshirave të Edi Ramës për të kapur çdo institucion dhe për të përdorur dekoratat si gjetje marketingu për interesat e tij elektoral. Në një vend ku shkollat emërtohen me emra njerëzish që nuk përfaqësojnë asgjë për shoqërinë veçse i kanë shërbyer Ramës, ku në kuadër të fushatës elektorale kryebashkiakët socialist shpikin certifikata e dekorata për PR, ky ishte hapi i radhës për ti glorifikuar qeverisjen e Ramës dhe për të dhënë vlerësimin idhtarëve të tij”, shkruan Zhupa.

Ky reagim i Zhupës vjen një ditë pasi presidenti Begaj ktheu për shqyrtim ligjin për dekoratat me arsyetimin se nuk ishte konsultuar me Presidencën dhe se kjo kompetencë i takon vetëm këtij institucioni dhe jo Kuvendit, kryeministrit apo ministrave siç parashikohet në ligj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 14/01/2023 14:45

    Eh ca bo leku. Dhe ty laraske me 2 grom tru, leku te boni deputete. Deri dje ishe zarja e Çilit te UET, e sot pellet nga parlamenti. Te pakten ato fjalomet qe ti shkruajne i meson mir permendesh, se te llogjikosh vet, e ke te veshtire. Burri derdhi leket, e Salehu te boni deputete. QR, ku kena perfunduar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?