Begaj me homologun kroat: Duhet të rritet bashkëpunimi ekonomik! Mirënjohjeje Kroacisë për mbështetjen në rrugën drejt BE

18 Tetor 2023, 12:30| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 13:04

  • Share

 

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një konferencë me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç. Begaj tha se në takimin mes tyre është folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe theksoi se ka shprehur mirënjohjen ndaj Kroacisë që ka mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Begaj u shpreh se kanë theksuar nevojën për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos sa i takon ekonomisë.

"Kjo vizitë më jep mundësinë që sipas traditës së mikpritjes ti kthej nderimin që më bëri në Kroaci. Dëshmon vullnetin për ta intensifikuar më shumë dialogun politik dhe për të zgjedhuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Vizita vjen në një moment kyç për rajonin, ku Shqipëria dhe Kroacia janë faktorë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Vlerësuam bashkëpunimin politik dhe mundësitë e reja mbi bashkëpunimin dypalësh, me fokus të veçantë marrëdhëniet ekonomike. E falënderova për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë për integrimin dhe vendeve të tjera të rajonit. Kroacia mbetet për ne një model për tu ndjekur në rrugëtimin drejt BE. Nënvizova se zhvillimet aktuale e kanë bërë domosdoshmëri këtë proces, Kroacia do vijojë të mbështesë fort procesin e zgjerimit. Shqipëria mbetet një partner i besueshëm i BE. Vëmendje i kushtuam nevojës së intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, duhen më shumë përpjekje për ti nxitur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve", tha Begaj. 


Lajmi kryesor:

Milanoviç në Tiranë: Serbia përkrahu sulmin me armë në Kosovë, reagimi i BE s'ishte i duhuri! Begaj: Negociatorët duhet të kenë një qasje të re në dialog


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?