Presidenti Bajram Begaj u takua me nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikolla Camaj të cilin e cilësoi politikan shqiptar me një eksperiencë të vyer.
“Ndamë bashkë mendimet mbi forcimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve etnikë që jetojnë këtu, urë solide lidhëse mes dy popujve”, u shpreh Begaj ndërsa ndau foton me politikanin shqiptar në rrjetet sociale.
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku u prit dje me nderime të larta shtetërore në Podgoricë nga homologu i tij, Jakov Milatović.
Krerët e dy shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas me praninë e delegacioneve përkatëse.
Biseda u fokusua në dialogun dhe marrëdhëniet dypalëshe, rrugëtimin e përbashkët Euroatlantik, situatën në rajon, sfidat e përballjes me faktorë të tretë, si edhe për shqiptarët në Malin e Zi dhe minoritetin malazez në Shqipëri.
Presidenti Bajram Begaj vizitën zyrtare në Mal të Zi e nisi me komunat shqiptare, Tuzin e Plavë- Gucinë ku iu rezevua një pritje vëllazërore dhe ceremoni festive.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)