Armanda dhe Bajram Begaj; Donald dhe Melania Trump

Politikë

FOTOLAJM/ Begaj takohet me Trump në SHBA: Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme

27 Shtator, 08:09| Përditesimi: 27 Shtator, 08:42

  • Share

Presidenti Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump.

Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Begaj ndau foto në rrjetet sociale nga ky moment, duke theksuar vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi ai në postimin e tij.

Një ditë më parë kreu i shtetit mori pjesë edhe në një takim ku i pranishëm ishte emisari i presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?