Presidenti Bajram Begaj

Politikë

Begaj në Azerbajxhan, merr pjesë në Forumin Global në Baku: Kemi nevojë për një rend botëror, ku konfliktet nuk mbahen të ngrira por zgjidhen

13 Mars, 16:21| Përditesimi: 13 Mars, 16:32

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në Forumin Global Baku 2025 në Azerbajxhan.

Begaj apeloi në fjalën e tij për bashkëpunim aktiv rajonal e ndërkombëtar dhe për përballje me guxim me sfidat e sotme, të cilat, sipas tij, i kalojnë caqet politike dhe ekonomike, pasi po cenojnë vlerat e rëndësishme, si: liria, demokracia, dinjiteti njerëzor, drejtësia dhe siguria.

Presidenti i Republikës, gjatë fjalës në “Forum Baku Global” solli edhe eksperiencën e kthimit të sfidave në mundësi përmes vizionit të brezit të ri në Shqipëri, vend i cili, nga izolimi, u rikthye në orientimin e tij natyral perëndimor.

“Shqipëria ka kaluar një rrugëtim të vështirë: nga totalitarizmi, në demokraci; nga pasiguria, në anëtarësimin në NATO; nga një ekonomi e mbyllur, në ekonominë e tregut të lirë; nga një vend i izoluar, në një vend që u vizitua nga 10 milionë turistë vitin që shkoi e është sot një vend aspirant për në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka zgjedhur demokracinë dhe beson fort në vlerat e saj. Shqipëria ka zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi beson fort në vlerat Euroatlantike, ka zgjedhur Bashkimin Evropian dhe beson në këtë projekt madhor në shërbim të paqes, sigurisë e mirëqenies. Shqipëria bashkëkohore ka ditur të përbashkojë energjinë e shqiptarëve brenda e jashtë vendit për kthimin e sfidave në mundësi”, tha Begaj.

Presidenti evidentoi sfidat kryesore me të cilat po përballemi.

“Ne kemi nevojë për një rend botëror ku ekonomitë janë të qëndrueshme, ku konfliktet nuk mbahen të ngrira, por zgjidhen, ku shoqëritë forcohen jo nga ndarja, por nga solidariteti, ku paqja ndërtohet e konsolidohet mbi baza besimi e bashkëpunimi. Ne kemi nevojë për guxim dhe vizion të qartë për paqen, për sigurinë, për rritjen ekonomike, për politika që ndryshojnë realisht jetët e qytetarëve tanë”, tha ai.

Lufta në Ukrainë apo konflikte të tjera kanë cenuar ndjeshëm sigurinë, tha presidenti i Republikës, ndërsa shprehu nevojën për rikthimin e paqes.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?