Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve bujqësore

5 Nëntor, 10:05| Përditesimi: 5 Nëntor, 16:09

  • Share

Presidenti Bajram Begaj në një vizitë në Bashkinë e Lushnjës u njoh me zhvillimin dhe problematikat e ekonomisë bujqësore në zonën e Myzeqesë. Kreu i Shtetit vlerësoi po ashtu edhe banorë të zonës që janë kthyer nga Italia, Greqia apo Gjermania dhe po investojnë në tokat e tyre me kultivimin e ullinjve e të produkteve bujqësore, me fabrika e serra të teknologjisë së fundit.

“Erdha për t’ju thënë faleminderit! Djersa, puna juaj, e ka bërë këtë vend të bukur, të mrekullueshëm! Duhet të vijmë më shpesh, t’ju takojmë, t’ju dëgjojmë e t’ju ndihmojmë. Ju të gjithë, burra e gra, që punoni me ndershmëri, jeni krenaria jonë”, u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës i nxiti këta sipërmarrës të ndërtojnë modele agroturizmi që të arrijnë përfshirjen e kësaj zone të mrekullueshme nga natyra dhe dora e njerëzve të saj punëtorë në hartën e pikave turistike të vendit.

Presidenti Begaj përshëndeti, gjithashtu, edhe nismat e komunitetit për organizimin e përbashkët në shoqëri dhe shoqata për të konkurruar në treg me markat e tyre.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?