Presidenti Bajram Begaj, gjatë vizitës në Sinjë, ku ishte për të nderuar Kuvendin e Sinjës, i shoqëruar nga Metropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësi Asti, vizitoi kishën “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, monument kulture i kategorisë së parë.
“Të ruajmë vlerat tona të bashkëjetesës e harmonisë fetare duke nderuar e ruajtur pasuritë kulturore e historike.
"Fjetja e Hyjlindëses Mari" në Sinjë, Berat, me afreskun e saj historik të shekullit XI, është një ndër kishat më të veçanta për pozicionin e saj në zemër të malit” - shkroi Kreu i Shtetit në facebook pas kësaj vizite.
Komente
