Gledian Llatja, Bajram Begaj dhe Damian Gjiknuri

Begaj në 'Sofrën e Elbasanit': Ta ruajmë traditën e shqiptarit

13 Mars, 09:41| Përditesimi: 13 Mars, 11:48

  • Share

Presidenti i Bajram Begaj, mori pjesë mbrëmë në “Sofrën e Elbasanit”, një festë tradicionale e këtij qyteti, që organizohet nga bashkia çdo fillim pranvere.

Begaj përshëndeti mikpritësit elbasanas për mbajtjen gjallë të traditës së shtrimit të kësaj tryeze, si dhe uroi ardhjen e një stine të begatë për çdo familje shqiptare.

Kreu i Shtetit u shpreh se me ruajtjen e traditës së lashtë të Sofrës së “Ditës së Verës” Elbasani përcjell vlerat e bujarisë dhe dashamirësisë.

“Kjo është një festë që i afron njerëzit dhe ndihem i nderuar të jem sot në këtë sofër pranvere që na bën bashkë e të jemi falënderues për të gjitha begatitë që gëzojmë. Uroj ta ruajmë e ta trashëgojmë traditën e mikpritjes së shqiptarit”, – u shpreh Presidenti i Republikës.

Kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, në fjalën e tij gjatë sofrës uroi që kjo verë të jetë edhe më e mbarë.

“Gëzuar ditën e verës dhe faleminderit që na zbukuruat sofrën. S’ka si të bëhet më bukur sofra me miq të mirë. Faleminderit që jeni këtu sot. Faleminderit që keni mbështetur Elbasanin. Faleminderit që mendoni dhe vlerësoni qytetin tonë të Elbasanit. Uroj që ky sezon veror të jetë edhe më i mbarë”, tha Llatja.

Të pranishëm tek “Sofra e Elbasanit” ishte dhe drejtuesi politik i PS në Elbasan, Damian Gjiknuri si dhe Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?