Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u nis sot në një udhëtim zyrtar drejt Azerbajxhanit, ku do të marrë pjesë në Forumin Global të Baku-t, i cili zhvillohet nga datat 13 deri më 15 mars.
Kreu i Shtetit do të ketë një fjalim të posaçëm në forum, i cili këtë vit trajton çështjen: “Rishikimi i Rendit Botëror, shndërrimi i sfidave në mundësi”.
Në agjendën e Presidentit Begaj janë parashikuar edhe takime të veçanta më liderët pjesëmarrës në forum.
Drejtues shtetesh dhe qeverish, liderë politikë dhe aktivistë me ndikim botëror mblidhen çdo vit në Forumin Global Baku, ku diskutojnë dhe adresojnë zgjidhjen e sfidave më urgjente të kohës.
Komente
