Lucerni- Njëqind delegacione do të marrin pjesë në Konferencën e Paqes për Ukrainën në Zvicër, duke përfshirë 57 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota do të mblidhen sot për një nga përpjekjet më ambicioze për të krijuar një plan paqeje për Ukrainën.
Këtë e bëri të ditur qeveria zvicerane duke publikuar për herë të parë listën e plotë të pjesëmarrësve.E pranishme do të jetë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Do të jenë dhe presidentë ose krerë të BE-së, vendeve të Amerikës së Jugut, Lindjes së Mesme dhe Azisë.
Mungesa e Rusisë, e cila prej kohësh ka deklaruar publikisht se nuk dëshiron të marrë pjesë, pritej gjerësisht.Do të mungojë dhe pjesëmarrja e Kinës, tregues se Moska nuk është e izoluar.
Në listën e përditësuar mbrëmjen e djeshme nga Berna, megjithatë, del një prani e rëndësishme dhe ajo e ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan: Turqia është ndër kombet që mban marrëdhënie të përzemërta me Rusinë dhe deri më tani nuk e kishte konfirmuar se cilin delegacion do të dërgojë.
Konferenca e paqes
Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.
Konferenca dyditore e paqes, e cila do të zhvillohet në resortin luksoz Burgenstock jashtë Lucernit, do të diskutojë planin e propozuar prej 10 pikash të Kievit për t’i dhënë fund luftës së bashku me tre tema të tjera: kërcënimin bërthamor, sigurinë ushqimore dhe nevojat humanitare në Ukrainë.
Ndërkohë samiti vjen pas presidentit rus, Vladimir Putin, dje i kërkoi Kievit të lëshojë territore, të tërheqë trupat më thellë brenda vendit të vet dhe të heqë dorë nga oferta e tij në NATO në mënyrë që ai t'i japë fund luftës së tij në Ukrainë – propozime që u refuzuan nga Ukraina dhe SHBA.
Samiti vjen pasi liderët e G7-ës u mblodhën në Itali dhe arritën një marrëveshje të re për një hua prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, e garantuar përmes përdorimit të fitimeve të papritura nga interesi mbi asetet e bankës qendrore ruse të ngrira nga BE-ja dhe vendet e tjera perëndimore pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, shkruan 'The Guardian.
Edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot në Zvicër për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës. E pranishme to të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Edhe Arabia Saudite dhe India do të kenë delegacion.
Deklarata e përbashkët
Një komunikatë e përbashkët të dielën pritet të përqendrohet në rëndësinë e parimeve të OKB-së për ruajtjen dhe respektimin e "sovranitetit dhe integritetit territorial"
Ky do të shihet si një sukses për Volodymyr Zelenskiy, i cili synon të krijojë mbështetje ndërkombëtare për planin e tij të paqes që përfshin një tërheqje të plotë të trupave ruse nga Ukraina dhe kthimin në kufijtë e saj post-sovjetikë të vitit 1991.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Presidenti Bajram Begaj janë nisur sot drejt Samitit të Paqes për Ukrainën që do të zhvillohet në Zvicër.
"Me Presidentin Bajram Begaj, për në Samitin e Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës, në Zvicër”, shkruan Spiropali.
Si mund te behet paqja ne qofte se nuk jane te dyja palet e interesuara ? Keta leader qe jane sot vetem sa po ndeziin me keq konfliktin dhe asnje nuk ben perpjekje reale qe kjo lifte te mare fund
Përgjigju