Në vizitën e parë të një presidenti sllovak në Shqipëri, Peter Pellegrini dhe homologu Bajram Begaj u zotuan për një bashkëpunim të fortë në fushën ekonomike, të turizmit, dhe industrisë ushtarake.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Pellegrini vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke theksuar se Sllovakia është krah vendit tonë. Pelegrini tha se ky vendim nuk ka të bëjë me kombin shqiptar dhe theksoi se pa Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian nuk është i plotë.
“Shqipëria ka bërë progres në rrugën kundrejt anëtarësimit, vlerësojmë progresin, reformat gjithçka keni bërë. Angazhimin për Shqipërinë se një ditë do jetë anëtare e BE, ne ia kemi dhënë popullit të Shqipërisë. Është koha që të realizojmë këtë premtim, sepse vendet e Ballkanit perëndimor e kanë merituar të jenë anëtarë të denjë të BE. Ne bazuar në merita, duhet të vazhdojmë këtë proces dhe Sllovakia i mbështet të gjithë kapitujt në 2025 dhe do jetë ndihmëse në këtë pikëpamje pasi të keni mbushur të gjitha kushtet”, tha Pellegrini.
Presidenti u shpreh se Sllovakia është mbështetëse e vendosur e zgjerimit të BE-së. Ai theksoi se Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
“Sllovakia është një mbështetëse aktive dhe nxitëse e vendosur e zgjerimit të BE-së. Ajo ka ofruar asistencë, ekspertizë dhe eksperiencë për proceset integruese të vendit tonë në BE. I jemi mirënjohës Sllovakisë për mbështetjen. Ne jemi të vendosur të avancojmë shpejt dhe besojmë në një proces të bazuar në meritë, bazuar në progresin tonë jemi shumë optimistë për të hapur brenda këtij viti të gjithë grupkapitujt dhe po ashtu në objektivin tonë kombëtar synojmë mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027 dhe jemi optimistë se do finalizojmë anëtarësimin tonë në BE deri në vitin 2030”, tha Begaj.
Ndër të tjera, krerët e dy shteteve diskutuan edhe për zhvillimin e Ballkanit dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Në lidhje me Kosovën, Presidenti i Republikës i shprehu homologut të tij mirënjohje që Sllovakia ka njohur pasaportat, ndërsa u shpreh se “Shqipëria shpreson në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për mundësinë e rishikimit të qëndrimit lidhur me Republikën e Kosovës”.
“Pozicioni i Shqipërisë mbetet i pandryshuar, mbështetës i palëkundur i Kosovës, sepse Kosova është pjesë e stabilitetit dhe kontribuuese e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe patjetër që ne do të jemi mbështetësit e saj për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, në organizatat ndërkombëtare dhe në punën tonë për të bërë të mundur sa më shumë njohje të reja për Kosovën dhe patjetër për të biseduar edhe me vende të tjera qe nuk e njohin Kosovën për të shikuar alternativa, siç është rasti i Sllovakisë me njohjen e dokumentit të udhëtimit apo me pasaportën që njihet si dokument”-u shpreh Begaj.
Duke marrë si shembull 5 shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e vazhdimësisë se dialogut dhe bisedimeve, duke shprehur besimin se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëjë të mundur arritjen e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve.
Në përgjigje të tij, presidenti Pellegrini u shpreh se ky qëndrim nuk ka të bëjë me popullin shqiptar apo me qëndrimin ndaj kombit shqiptar.
“Nuk do i shmangem pyetjeve për Kosovën, ne i kemi diskutuar këto me Presidentin Begaj, unë kam përfaqësuar pozicionin e Sllovakisë për këtë në përgjithësi të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është në bazë të një vendimi, nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt Kosovës. Kjo është e bazuar në rregullat e diplomacisë tonë për momentin, por unë e informova presidentin për dialogun e artë ndemjet Serbisë dhe Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon, që ka gjithashtu qeveria shqiptare një përfaqësues të posaçëm në lidhje me dialogun që mund të vazhdojë si dialog në të ardhmen. E di që është e nevojshme të vendosim ura”, tha presidenti sllovak.
Në fjalën e tij Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini tha se dy vendet duhet të shtojnë dhe fuqizojnë bashkëpunimin
Presidenti sllovak, Peter Pellegrini, në një konferencë të përbashkët për mediat me Presidentin Bajram Begaj në Tiranë, theksoi se Sllovakia ka një qëndrim të vendosur në lidhje me mosnjohjen e Kosovës, një pozicion që është i mbështetur sipas tij, në rregullat e diplomacisë sllovake.
Ai theksoi gjithashtu se ky qëndrim nuk ka të bëjë me popullin shqiptar apo me qëndrimin ndaj kombit shqiptar, të cilin e konsideron një mik të ngushtë.
"Nuk do i shmangem pyetjeve për Kosovën, ne i kemi diskutuar këto me Presidentin Begaj, unë kam përfaqësuar pozicionin e Sllovakisë për këtë në përgjithësi të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është në bazë të një vendimi, nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt Kosovës.
Kjo është e bazuar në rregullat e diplomacisë tonë për momentin, por unë e informova presidentin për dialogun e artë ndemjet Serbisë dhe Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon, që ka gjithashtu qeveria shqiptare një përfaqësues të posaçëm në lidhje me dialogun që mund të vazhdojë si dialog në të ardhmen. E di që është e nevojshme të vendosim ura", tha ai.
Komente
