Presidenti Bajram Begaj dhe ministëri i Mjedisit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti

Politikë

Begaj pret ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut: Thellim i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

28 Gusht 2024, 12:55| Përditesimi: 28 Gusht 2024, 13:02

  • Share

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ku u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u nënvizua nevoja për thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ekonomi, shkëmbimet tregtare, infrastrukturë, turizëm e kulturë, si dhe bashkëpunimi për avancimin e procesit të integrimin evropian e të nismave të bashkëpunimit rajonal.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut për paqen, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe orientimin e palëkundur Euroatlantik, së pari për vetë vendin, e më tej për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, në takim u theksua rëndësia e një angazhimi të përbashkët për të avancuar me tej procesin e integrimit në BE.

Presidenti i Republikës rikonfirmoi angazhimin e tij të plotë për një bashkëpunim produktiv e të vazhdueshëm, si dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

"Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve në nivele të larta të qeverisjes se vendit, apo edhe ato lokale, si një përgjegjësi e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për garantimin dhe respektimin e të drejtave të tyre", njoftoi zyra e shtypit të Presidencës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?