Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim përfaqësues të rrjetit Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Tiranë.
Presidenti Begaj vlerësoi iniciativën e këtij rrjeti për të ndërtuar ura komunikimi me institucionet shqiptare dhe u shpreh mjaft i interesuar për të shkëmbyer mendime mbi mbështetjen e të rinjve shqiptarë të arsimuar jashtë vendit dhe kthimin e tyre në Shqipëri.
Kreu i Shtetit vlerësoi ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen me bursat Chevening dhe theksoi: “Këto bursa kanë rendësi të veçantë jo vetëm për numrin e studimeve cilësore që mbulojnë, por edhe për krijimin e një rrjeti cilësor profesionistësh e intelektualësh me lidhje të forta me një vend mik si Mbretëria e Bashkuar”.
Begaj theksoi se potenciali i të rinjve të mirëshkolluar që kthehen në atdhe duhet shfrytëzuar në të mirë të përparimit të vendit.
Kreu i Shtetit dëgjoi me vëmendje shembujt konkretë të kontributit të profesionistëve të këtij rrjeti në Shqipëri dhe diskutoi me ta për hapa konkretë mbështetës të iniciativave të tyre.
Komente

Nuk duken aq te vogla dhomat ne presidence ! Besoj ne 2027 i takon zonjes Elisa per presidente do ishte hap madhor drejt BE !
Përgjigju