Urimet për ditëlindje, shkrimtarit Ismail Kadare, Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur që t’ia thotë nga afër. Begaj e cilëson Kadarenë si “ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë”. Ai shkoi së bashku me bashkëshorten e tij në shtëpinë e autorit të mirënjohur për ta uruar.
“Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letersisë shqipe, Ismail Kadare. I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë”, shkruan Begaj.
Lajmi kryesor:
Ismail Kadare feston sot ditëlindjen, rikthehet në ish-shtëpinë e tij, duke parë fotot e fëmijërisë! Politikanët ‘kartolina’ me urime
B.K.//ReportTv.al