Bajram Begaj dhe David Wisner

Begaj pret të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë: Mirënjohje për kontributin e tij

30 Korrik, 11:31| Përditesimi: 30 Korrik, 16:24

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner.

Presidenti i Republikës shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij për mbështetjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin në vijimësi Shqipërisë, duke u shprehur, njëkohësisht, krenar për rolin në rritje që Shqipëria ka ndërmarrë në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.

Presidenti Begaj shprehu falënderimet e tij ndaj kontributit që Wisner ka dhënë gjatë shërbimit të tij në periudhën që shërbeu si i Ngarkuar me Punë në Tiranë.

Presidenti Begaj vlerësoi se falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tij të lartë, marrëdhëniet e miqësisë së mirë me SHBA-të shënuan gjatë kësaj periudhe një etapë të shkëlqyer të kësaj marrëdhënieje.

Presidenti i uroi Wisner suksese të vazhdueshme në detyrat e reja në karrierën tij diplomatike.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?