Begaj pret Zv/Presidenten e Bullgarisë, vlerëson bashkëpunimin mes dy vendeve

15 Shtator 2023, 11:06| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 11:18

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot zv.Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova.

Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve, në një vit që përkon me 110-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Vizitat e nivelit të lartë që dy vendet kanë shkëmbyer vitet e fundit duhet të vijojnë edhe më tej në funksion të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat  me interes të ndërsjellë.  

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e Bullgarisë në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe e konsideroi Bullgarinë një partnere ekonomike të rëndësishme. Sipas Kreut të Shtetit duhet të shfrytëzohen mundësitë e shumta që kanë dy vendet për të forcuar më tej këtë partneritet.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në drejtim të Republikës së Kosovës si një garanci më shumë për stabilitetin dhe progresin e Ballkanit Perëndimor.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?