Për juristin Romeo Kara, Gjykata Kushtetuese duhet që ta pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhje në Tiranë, pasi Erion Veliaj ka bërë ankimin për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, juristi deklaroi se zgjedhjet në Tiranë nuk do të zhvillohen.
‘Kam besim se GJK duhet që të gjejë aq forcë që të pezullojë dekretin e presidentit. Ligji e përcakton qartë pezullohet procesi me ankimin që i bëhet shkarkimit. Vendi nuk është vakant. Unë e lexoj se vendoi nuk është vakant. Ligji njeh vetëm GJK për ankimin dhe arsyetim që ka bërë Presidenca është për turp që thua ta çojë Veliaj në Gjykatën Administrative. Presidenti këtë ka që të ruaj balancën midis pushteteve. Pse se shkarkuan pas 3 muaj që ai nuk u paraqit në detyrë, por e bënë tani. Unë them se 99 për qind zgjedhjet në Tiranë nuk do të mbahen’, tha ai.
Juristi, tha se Gjykata Kushtetuese duhet që të shprehet sa më shpejtë lidhur me ankimet e bëra nga Erion Veliaj në këtë gjykatë.
‘Gjykata duhet që të shprehet sa më shpejt nëse do të mbahen zgjedhjet në Tiranë ose jo. Veliaj ka bërë një padi tjetër, dhe kjo do të thotë se gjykata duhet që të shprehet sa më shpejtë që dekreti të pezullohet që të mos krijojë dëme të pariparueshme’, tha ai.
Avokatja Alesia Balliu, teksa u pyet lidhur me kandidatin e PD për Bashkinë Tiranë, emri i të cilit ende nuk është bërë publik, ajo tha se Berisha s’ka një kandidatë.
Sipas saj, PD do të dalë më e humbur se më parë nga këto zgjedhje.
‘PD nuk është më parti, ata aty janë thjeshtë disa rrogëtar që mbajnë mandatin e deputetit. Kemi parë partitë e vogla që propozojnë emra. Populli do revolucion dhe nuk bëhet me Berishën, populli do alternativ serioze. Partia Demokratike që kur kërkoi shkarkimin e Veliajt duhet që të kishte gati kandidatin, kjo është tallje që bëhet me publikun. Me kë do ta bëjë Noka koalicionin, do ta bëjë me Agron Shehajn që është akuzuar nga Noka se është shërbëtor i Veliajt.
Të ishte fjala për bashkim duhet që ta kishin bërë para 11 majit këta për të rrëzuar Ramën. Unë nuk shoh fare, asnjë kandidatë ka 3 javë që ka nisur fushata Berisha nuk jep asnjë emër, sepse s’ka emra. Sa kohë është Berisha që e drejton opozitën nuk do të sjell asnjë fitore, do jetë 100 mijë vota minus PD në këto zgjedhje. Ata s’kanë kandidatë’, tha ajo.
Komente
