Politikë

Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë/ Idajet Beqiri për Report Tv: Akti i presidentit është antikushtetues, GJK do ta pezullojë

2 Tetor, 18:11| Përditesimi: 2 Tetor, 18:56

  • Share

Presidenti Bajram Begaj, dekretoi 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashki në vend përfshirë edhe Tiranën, pavarësisht ankimimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. 

Por, për avokatin Idajet Beqiri dekreti është antikushtetues, sa kohë Veliaj ka bërë ankimin për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit ende s’ka marrë një vendim.

‘Do ketë pasoja për presidentin. Presidenti me këtë dekret e rrëzoi institucionin. Është një vendim antikushtetues dhe sa kohë që GJK ka marr ankimin dhe presidenti, s’ka të drejtë që të nxjerr dekret, duhet që të pres vendimin e GJK. Veliaj ka të drejtë që ta bëjë ankim sepse ai është i prekuri. Deri sa ka bërë ankimin brenda afatit ligjor, Kushtetuta thotë nuk mund të dekretosh një datë zgjedhjesh sa kohë që ende s’ka folur gjykata’, tha ai.

Avokati Beqiri tha se zgjedhjet në Tiranë nuk mund të zhvillohen. Ai tha se GJK do të pezullojë dekretin e Begajt.

‘Zgjedhjet në Tiranë nuk do të bëhen. Unë e kam thënë edhe më parë pa e nxjerr dekretin për datën e zgjedhjeve, se nëse Begaj do të dekretonte zgjedhjet do bënte gabimin më të rëndë sepse është i pavlefshëm. Se si do të vendos Gjykata Kushtetuese kjo nuk dihet, por ti duhet që të presësh vendimin e saj. Veliaj është kryebashkiak i kryeqyteti dhe ka marrë vota nga populli dhe s’mund ta shkarkosh dot ti pa vendosur Gjykata Kushtetuese, sa kohë ai ka bërë ankimim. Jam i sigurt që GJK do ta pezullojë dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë’ tha ai.

Për avokatin Edmond Petraj, Veliaj s’ka fuqi kundërshtuese të dekretit të Begajt. Ai tha se Veliaj mund të fitojë gjyqin, por nuk legjitimohet.

‘Në ligj është e qartë se kush mund të kundërshtojë dekretin e presidentit dhe thotë kryeministri me një të pestën, ministri dhe kuvendi dhe jo më pak se një të pestën e deputetëve. Veliaj s’ka fuqi. Zgjedhje do të ketë në Tiranë. Nuk e vë në dyshim që Erioni fiton gjyqin, por s’ka fuqi, sepse unë e thash se kush janë subjektet kundërshtuese të dekretit të presidentit. Legjitimiteti për të kundërshtuar dekretin është i kufizuar. Dekreti që nxjerr Begaj nuk është administrativ, por është akt kushtetues. Veliaj në këtë pikë nuk legjitimohet sepse e thotë ligji. Pra unë flas atë që thotë ligji’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?