Politikë

Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë/ Kulluri: Duhet të priste vendimin e GJK! Kthupi: Kushtetuesja do i pezullojë! Muça: Do ketë shkarkime në Presidencë

1 Tetor, 22:26| Përditesimi: 1 Tetor, 22:41

  • Share

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve për Tiranën pavarësisht ankimimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese.

Por për ish- deputetin Edvin Kulluri, presidenti duhet që të priste deri sa të fliste Gjykata Kushtetuese, lidhur me ankimin e bërë në këtë gjykatë nga Erion Veliaj për shkarkimin e tij nga detyra.

‘Për mua presidenti ka gabuar në një çështje, dhe ka gabuar rëndë sepse ka legjitimuar kërkesën e qeverisë për shpalljen e shkelje duhet të priste të shprehje GJK ose ti kërkonte edhe vet GJK se në çfarë momenti ndodhej çështja Veliaj. Presidenti nuk është atje që të bëjë se çfarë i thonë këshilltarët, por e njeh edhe vet Kushtetutën. Ne sot nuk kemi president republike, kjo sjellje nuk është prej presidenti republike. Presidenti duhet që të priste që të shprehej GJK’, tha ai.

Analisti Rezart Kthupi, tha se Gjykata Kushtetuese do i pezullojë zgjedhjet e 9 nëntorit për Tiranën. Ai deklaroi se dekreti i Begajt i jep mundësinë Veliajt që të fitojë në Kushtetuese.

‘Presidenti ka bërë lojën e Veliajt se i ka dhënë mundësi që të shkojë në GJK dhe të kërkojë pezullimin e zgjedhjeve. Nëse unë do të isha anëtarë i gjykatës do të votoja pro që duhet që të pezullohet. Kryeministri i ka ngecur topin Begajt, por GJK duhet që të vendos për pezullimin’, tha ai.

Halit Valteri, tha se sa kohë Begaj ka nxjerr një dekret për zgjedhjet është bërë një arsyetim që, sipas tij nuk e cenon Veliajn.

‘Presidenti mund të kishte pritur vendimin e GJK pas disa muajsh dhe më pas të vendosej. Unë mendoj se ata kanë bërë një arsyetim që nuk e cenon Veliajn, do të doja shumë që Veliaj që të mos ishte në këtë situatë, por jemi në kushtet që presidenti ka dekretuar një datë zgjedhjesh. Nuk mendoj se Begaj dhe qeveria marrin vendime kundër frymës’, tha ai.

Gazetari Flogert Muça, tha se Begaj nuk është këshilluar me këshilltarët e presidencës për dekretimin e datës së zgjedhjes. Sipas tij, ky ishte një vendi i marr nga vetë presidenti.

‘Begaj nuk është këshilluar me këshilltarët, Rusmajli i tha Begajt mos dekreto zgjedhjet, është një vendim që ai e ka marrë vet. Avokatët e Veliajt e dinë këtë ngërçin që ka aty dhe e kanë përdorur për ta futur situatën në një kakofoni që nuk dimë çfarë të themi. Presidenti nuk është Gjykatë Kushtetuese, e cakton Kushtetuesja nëse është në tagrin e saj ose jo ankimi që Veliaj ka bërë. Po tani do të ketë shkarkime në Presidencë, shumë shpejtë edhe kërkesë për largimin e Begajt’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?