Julianne Cowley dhe Bajram Begaj

Politikë

Begaj takon Ambasadoren e re të Australisë, ftesë edhe Kryeministrit për të vizituar Shqipërinë

8 Korrik, 14:59| Përditesimi: 8 Korrik, 15:21

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadoren e re të Australisë, jorezidente në Shqipëri, Julianne Cowley, të cilës i pranoi Letrat Kredenciale.

Gjatë bisedës, Presidenti Begaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për të zgjeruar më tej bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh, duke ruajtur dhe forcuar dialogun politik.  

Teksa vlerësoi ngritjen e Grupit Parlamentar të Miqësisë Australi-Shqipëri dhe lidhjet me komunitetin shqiptar në Australi, Presidenti Begaj u shpreh për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit duke përfshirë dhe fusha të tjera.  

Kreu i Shtetit shprehu vullnet për bashkëpunim në fushën ekonomike, duke theksuar se hapja e ambasadës australiane në Tiranë do të ndihmonte shumë në këtë drejtim.

Presidenti Begaj i përcolli Ambasadores Cowley urimet për rikonfirmimin e Kryeministrit Anthony Albanese në mandatin e dytë qeverisës në Australi, bashkë me ftesën drejtuar atij për të vizituar Shqipërinë.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?