Bajram Begaj dhe Pierre Vandier

Politikë

Begaj takim me Admiralin Pierre Vandier: Rikonfirmojmë angazhimin e Shqipërisë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal

17 Korrik, 14:13| Përditesimi: 17 Korrik, 14:15

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës Supreme  të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier.

Kreu i Shtetit i përcolli Admiralit Vandier përgëzime për lidershipin, angazhimin, vizionin dhe profesionalizmin e treguar në drejtimin e Komandës së Aleancës për Transformimin.

Ky takim zhvillohet gati një muaj nga mbajtja e Samitit të NATO-s në Hagë, të cilin Presidenti i Republikës e vlerësoi historik për të ardhmen e Aleancës Veri-Atlantike dhe si një garanci të qartë se NATO do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më kohezive.

Në përmbushje të vendimeve të Samitit të Hagës, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e  Shqipërisë për të vijuar me rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035 dhe përkushtimin për t’i siguruar NATO-s kapacitetet e duhura.

Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e misioneve të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, duke theksuar rëndësinë e prezencës së tyre në rajon, pasi siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën.

Në përfundim të takimit, Kreu i Shtetit ritheksoi misionin e rëndësishëm që ka kjo komandë për modernizimin, transformimin dhe përshtatjen e NATO-s për t’u përballur me kërcënimet e sotme dhe sfidat e të ardhmes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?