Bajram Begaj dhe Lamberto Zannier

Politikë

Zgjedhjet/ Begaj takim me Ambasadorin e OSBE: Me rëndësi një proces i drejtë! Vota e diasporës, shprehje e vullnetit të lirë

6 Maj, 11:45| Përditesimi: 6 Maj, 11:51

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë e të ndershëm. Presidenti i Republikës u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë bisedës më Ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të Diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?