Bajram Begaj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe

Politikë

Begaj takon koordinatoren speciale të OSBE-së Farah Karimi: Rekomandimet e tyre do trajtohen me seriozitet

8 Maj, 18:43| Përditesimi: 8 Maj, 18:46

  • Share

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, priti sot Koordinatoren Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi. Presidenti i Republikës e falënderoi zonjën Karimi dhe ekipin e saj për vizitën e tyre në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve, si edhe përcolli vlerësimet e tij më të larta për rolin e misioneve vëzhguese ndërkombëtare në zgjedhjet shqiptare.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë gëzojnë prestigj dhe besueshmëri tek opinioni publik shqiptar” - u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti i siguroi se gjetjet dhe rekomandimet e tyre do të trajtohen nga publiku dhe politika shqiptare me maksimumin e seriozitetit, sepse neutraliteti dhe korrektësia e misioneve vëzhguese ndërkombëtare janë të padiskutueshme.

Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë zhvillimi, në të cilën përmbushja e standardit të zgjedhjeve është domosdoshmëri.

Me interlokutorët e huaj Presidenti Begaj ndau vlerësimet dhe opinionet rreth zhvillimeve të deritanishme.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?