Bajram Begaj dhe Antonio Guterres

Politikë

Begaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Biseda miqësore u përqendrua në rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë

26 Shtator, 18:40| Përditesimi: 26 Shtator, 18:42

  • Share

Presidenti Bajram Begaj është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, gjatë qëndrimit të tij në New York, SHBA, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme.

Begaj shprehet se biseda me Guterres ishte miqësore dhe u përqendrua në rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Kënaqësi të ritakohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”,- shkruan Begaj në rrjetet sociale.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?