Presidenti Bajram Begaj është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, gjatë qëndrimit të tij në New York, SHBA, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme.
Begaj shprehet se biseda me Guterres ishte miqësore dhe u përqendrua në rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Kënaqësi të ritakohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”,- shkruan Begaj në rrjetet sociale.
Komente
