Bajram Begaj

Politikë

Begaj uron kancelarin e ri të Gjermanisë: Vendi juaj, mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë europian

7 Maj, 11:17| Përditesimi: 7 Maj, 11:29

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Kreu i Shtetit, në mesazhin e tij drejtuar Kancelarit Merz, vlerëson vëmendjen e vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian”, shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në platformën X.

Gjithashtu, Presidenti, shprehet besimplotë që një mbështetje e tillë do të forcohet më tej nën drejtimin e Kancelarit Merz.

Udhëheqësi konservator, Friedrich Merz, u zgjodh kancelar i ri i Gjermanisë nga Parlamenti të martën (6 maji) në një raundin e dytë të votimit, disa orë pasi kishte dështuar të emërohej në votimin e parë.

Merz gështë zotuar se do ta frenojë emigracionin e parregullt dhe se do ta ndalë rritjen e partisë kundër emigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli në vend të dytë në zgjedhjet e parakohshme të shkurtit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?