Bajram Begaj

Politikë

Begaj uron kryeministrin e ri kanadez për fitoren: Të punojmë për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve

30 Prill, 10:45| Përditesimi: 30 Prill, 10:48

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot urimet për Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje.

Përmes një postimi në platformën X, Begaj shprehet për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që kanë si urë miqësie komunitetin shqiptar që jeton në Kanada.

“Urime për fitoren MarkJCarney! Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe lidhen nga një urë e fortë miqësie: komuniteti shqiptar që jeton e punon në Kanada. Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve!”, shkroi Presidenti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?