Begaj uron Pashkën Ortodokse: Dita e besimit dhe shpresës, të mbështesim njëri-tjetrin

4 Maj, 23:02| Përditesimi: 4 Maj, 23:03

  • Share

1712688431_begaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj uron sot besimtarët ortodoksë shqiptarë për Pashkën. Begaj shkruan se kjo festë na fton të jemi shpresëplotë për jetën dhe të mbështesim njëri-tjetrin.

"Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë! Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithë besimtaret ortodoksë. Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën. Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e  në të keq. Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e  jetës mbi vdekjen.

Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet. Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë. Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë”, shkruan Begaj.


Lajmi kryesor:

Sot festohen Pashkët Ortodokse, uron politika! Rama: Gëzuar! Begaj: Të mbështesim njëri-tjetrin! Basha e Meta: Paqe e begati


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?