Vizita në Azerbajxhan/ Begaj flet për Kosovën: Duhet dialog! Të shohim njëri-tjetrin jo përmes mërive të së djeshmes! Aliyev: Në fokus, rrjeti i gazsjellësit

7 Korrik 2023, 10:39| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 14:26

  • Share

Nga Azerbajxhani ku ndodhet për një vizitë zyrtare, kreu i shtetit Bajram Begaj bëri sërish thirrje për rikthim në shinat e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Begaj shprehu shqetësimin se klima konfliktuale nuk ndihmon në stabilitetin rajonal.

“Në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, dialogu është shumë i rëndësishëm, që ta shohim njëri tjetrin jo përmes mërive të së djeshmes, por mendësive të së ardhmes. Respektimi i marrëdhënieve të dakordësuara nga palët si mes tyre dhe në forumet ndërkombëtare duhet të jetë pikë orientimi drejt paqes së qëndrueshme. Prosperiteti dhe jo konflikti duhet të jenë busulla e orientimit të mbarëvajtjes bilaterale dhe rajonale. Sa më shpejt të ndodhë diçka e tillë, aq më dobiprurëse do të jetë për popujt tanë”- tha Begaj.

Me homologun azer, siç sqaruan vetë Presidentët në deklaratën për shtyp biseduan veçanërisht për bashkëpunimin ekonomik në projektin e gazsjellësit, për të cilin premtojnë investime të mëdha.

“TAP është tashmë një histori e konsoliduar suksesi. Përfitimet e Shqipërisë nga TAP kanë qenë të shumta si në aspektin ekonomik ashtu edhe në peshën strategjike të Shqipërisë. Ndërsa gazsjellësi adriatiko-jonian do të kotribuojë ende edhe më tej në rolin e Shqipërisë si shpërndarëse e gazit në rajon.”- u shpreh Begaj.

“Volumet e tregtimit të gazit po rriten dhe prodhimi i gazit gjithashtu. Projekti i gazifikimit të Shqipërisë, është përzgjedhur një projekt-pilot dhe në fund të vitit do të kemi një studim, dhe shpresojmë që më pas të kemi ndërtimin e rrjetit të gazit”.- tha Ilham Aliyev President i Azerbajxhanit.

Vizita e Begajt në Azerbajxhan vjen vetëm pak muaj pasi homologu i tij, Ilham Aliyev zhvilloi për herë të parë një vizitë zyrtare në Shqipëri, gjatë së cilës po ashtu shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në përmirësimin e infrastrukturës së gazit.

Pika të tjera të trajtuara gjatë takimeve ishin edhe mbështetja e Shqipërisë për paqen afatgjatë në rajonin e Kaukazit Jugor, të ndërmjetësuar nga partnerët e besueshëm dhe organizatat ndërkombëtare. Kreu i Shtetit i rishprehu Presidentit Aliyev se Shqipëria gjithnjë ka mbështetur integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit. 

Dy presidentët u ndalën edhe te lufta në Ukrainë, ku ndanë një tjetër herë mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës. Këtë vit, shënohen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Për Kreun e Shtetit, sot marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira se kurrë ndonjëherë.

Ora 11:21
Tensione në veri, Begaj: Kosova dhe Serbia të dialogojnë, të respektohen  marrëveshjet e dakordësuara nga palët

 

Presidenti Bajram Begaj nga Azerbajxhani ka folur ehde një lidhje me situatën në veri të Kosovës. Begaj tha se dialogu është shumë i rëndësishëm e që vendet ta shohin njëri tjetërin jo përmes mërive të së djeshmes, por sipas mendësive të se ardhmes.

Sipas Begajt, stabiliteti rajonal është shumë i rëndësishëm e se Kosova dhe Serbia janë palë dialoguese për zgjidhjen e çdo mos-marrëveshje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëri tjetrit.

‘Edhe në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, dialogu është shumë i rëndësishëm, që ta shohim njëri tjetrin jo përmes mërive të së djeshmes, por mendësive të së ardhmes. Stabiliteti rajonal është shumë I rëndësishëm, Kosova dhe Serbia janë palë dialoguese për zgjidhjen e çdo mos-marrëveshje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëri tjetrit. Respektimi i marrëdhënieve të dakordësuara nga palët si mes tyre dhe në forumet ndërkombëtare duhet të jetë pikë orientimi drejt paqes së qëndrueshme. Prosperiteti dhe jo konflikti duhet të jenë busulla e orientimit të mbarëvajtjes bilaterale dhe rajonale. Sa më shpejt të ndodhë diçka e tillë, aq më dobiprurëse do të jetë për popujt tanë.’- tha Begaj.

Ora 10:47
Begaj vizitë në Azerbajxhan: Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë më mirë se kurrë, sidomos në kuadrin energjetik

 

Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një mesazh nga Azerbajxhani për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai u shpreh se marrëdhënia mes dy vendeve është edhe më e fortë sidomos në kuadrin energjitik.

“Këtë vit shënohen 30 vjet nga marrëdhënia diplomatike e vendeve tona. Kemi mjaft arsye për të qenë krenar, të cilat janë më mirë se kurrë më parë. Vjet Aliyev vizitoi Tiranën dhe më vjen mirë që impakti i asaj vizitë impaktoi menjëherë. Kemi plot arsye për hapat e mëtejshme, dialog të suksesshëm. Risolla në vëmendjen e tij disa nga hapat e suksesshme për afrimin mes dy vendeve. Shqipëria hd Azerbajxhani janë të lidhura ngushtësisht në kuadrin energjetik. Përftimet e Shqipërisë nga TAP kanë qenë të shumta. Gazsjellësi adriatiko-jonian do të kontribuoje edhe më tej në rajon. Shqipëria është vend transit i gazit dhe ky është realitet tashmë.”- thotë Begaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goshi: 07/07/2023 11:02

    Po ky kapteri minister i energjitikes esbte..!!

    Përgjigju
  • Turi: 07/07/2023 10:53

    Kemi 30 vjet maredhenie por nuk shikoj ndonje ndryshim ne cmimet e energjise ato vetem rriten perdite keshtu qe nuk na hyn ne pune kjo miqesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?