Bajram Begaj- Victor Orban

Politikë

Vizita në Hungari, Presidenti Begaj takohet me Kryeministrin Orban: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, rrit sigurinë për rajonin

17 Shtator, 17:59| Përditesimi: 17 Shtator, 18:24

  • Share

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, prej dy ditësh është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Hungari, ku është pritur nga hryeministri hungarez, Viktor Orban.

Begaj ka vlerësuar mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ku ka theksuar rolin e saj kyç gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2024 në avancimin e negociatave.

Ndërsa më tej, biseda mes Begajt dhe Orban, u fokusua në intensifimit të dialogut politik mes dy vendeve që janë pjesë e NATO-s.

Për sa i përket sigurisë në rajon, dy lidërët thekson se anëtarësimi i rajonit në Bashkimin Evropian rrit më tej sigurinë në rajon.

Ndërsa për sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, u theksua se investimet e rëndësishme që janë kryer në sektorin bankar, telekomunikacion dhe transportin ajror janë  kthyer në një sukses për investitorët dhe vendin tonë dhe, në këtë kontekst, ai ftoi sipërmarrësit hungarezë të vijnë në vendin tonë.

“Të mos hezitojnë të ndjekin shembullin e kompanive shumë të suksesshme hungareze që operojnë tashmë në Shqipëri.

Shqipëria inkurajon, gjithashtu, mbështetjen hungareze për lehtësimin dhe promovimin e aksesit të produkteve shqiptare në tregun e saj”, - u shpreh Presidenti i Republikës.

Po ashtu në takim u bisedua edhe për rritjen e ndjeshme  të vizitorëve hungarezë në Shqipëri, si dhe u vlerësuan hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ajo hungareze edhe në fusha të tjera, si: drejtësia, bujqësia, arsimi, kultura dhe edukimi.

Presidenti Begaj i shprehu Kryeministrit Orban mirënjohje për bursat e dhëna ndaj studentëve shqiptarë.

 

 

A.D/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i e vlerësoni programin qeverisës ‘Rama 4’?