Në dosjen e SPAK të siguruar nga Report TV zbulohet se ka qenë Behar Brajoviq porositësi i vrasjes së Dorian Dulit, Ibrahim Lici dhe Genc Tafilit në vitin 2020 por krimi nuk u arrit të kryhej.
Vrasja ishte porositur nga Behar Brajoviq në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij ndërsa Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka.
Nga përgjimet Behar Bajri i tregon Pëllumb Gjokës që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer. Në një moment i sugjeron Prek Kodrën, snajperistin i cili u përfol se do të vriste edhe kryeministrin Albin Kurti
Më 2 korrik 2020
Pëllumbi: Ti duhet ta ndash mendjen për Dorin sepse ai shkon në Shëngjin.
Behari: E kam të ndame dhe du me e ‘hek’ pork am qef ta heq jashtë Shkodre.
Pëllumbi i sugjeron Prek Kodrën: Është shok i mirë.
Pjesë e bisedës është dhe Ibrahim Licin dhe Behari i këkon ndihmë për të mësuar vendndodhjen
Behari: Brahimi (Ibrahim Lici) qenka në kërkim
Pëllumbi: Sot do të takoj këtë shokun e policisë në Shkodër dhe ti them për ndonjë info për Brahimin.
Behari: Nëse e merr vesh premtoi sa lekë don veq ta thojn shpin dhe sa lekë don hap gojën, kudo që të jetë hyj e vras. Marr njerëz boll dhe i organizoj vetëm tek shtëpia e vet të mos jetë.
Behari e pyet Pëllumbin nëse ka besim tek ky polici dhe ai i përgjigjet që kam besim dhe do të flas me të dhe do i thotë.
Më datë 03.07.2020 ora 13.38 shtetasi Behar Brajoviq komunikon sërish me Pëllumb Gjokën.
Behari i tregon që, mbrëmë erdhi dhe më takoj "Beni", mirë u ndava, më tha do të ndihmoj për Dorin se shkoka në Lezhë dhe kam unë baza më tha. Shkoka me Genc Tafilin dhe me Colin. Do të ndihmoj më tha, unë kam prit me dal ti.
Pëllumbi shprehet merre me të mirë.
Në orën 22.39 Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën në lidhje me një person me emrin "Luli" që ka shkuar për të vizituar Beharin pasi ka dal nga burgu.
Behari shprehet që ai nëndrejtorin dhe Shefin e Komisariatit i kishte të vetët.Pëllumbi shprehet që, ato kanë nëndrejtorin dhe shefin e Komisariatit ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar dhe e kemi informacionin 10, që ata nuk e dinë, dhe ti mos i thuaj.
Më datë 09.07.2020, ora 23.07 Behar Brajoviq i shkruan Pellumbit duke i thënë që ma pyet atë shokun (Ardit Hasanbegaj) për "Bracen" (Ibrahim Lici) nëse është në kërkim, sepse më tha dikush që është në kërkim.
Lajmi kryesor:
Dosja/ Behar Bajri i donte të vrarë Dorian Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin! U kontraktua edhe Nuredin Dumani
S.G/ReportTv.al