Bëhen bashkë! Shqiptarët e Malit të Zi përgatiten të garojnë në një listë të vetme

26 Korrik 2020, 14:23| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 14:29

  • Share

Partitë shqiptare në Malin e Zi po përgatiten të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 30 gusht.

Kryetari i Forcës së re demokratike, Nazif Cungu ka njoftuar përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, se subjektet shqiptare do të bashkohen pasi kanë kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim.

Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratike e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët”.

Ky bashkim parashikon të garantojë më shumë vende në parlament duke i shndërruar shqiptarët në Mal të Zi në faktorë të rëndësishëm të politikës në vendin fqinj. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare në tetor 2016, pati një rënie të theksuar të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament si pasojë e përçarjes dhe mungesës së unifikimit mes tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?