Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka publikuar një letër të hapur drejtuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit. Pacolli, në një letër të gjatë të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, shkruan mbi situatën në të cilën ndodhet Kosova për shkak të tensioneve me Serbinë, si edhe kritikon politikat e Kurtit.
Pacolli thotë se veprimet e Kurtit të pakoordinuara me SHBA po dëmtojnë Kosovën, ndërsa thekson se është i gatshëm ta mbështesë atë vetëm nëse ndërron kurs.
Letra e plotë e Pacollit
I nderuar kryeministër Kurti,
E shkruaj këtë letër me dashamirësi, në interes të Republikës së Kosovës. E di që shumë nga mbështetësit tuaj, pa ndonjë arsye apo të drejtë, do të më sulmojnë, do të më ofendojnë dhe do të përpiqen të më poshtërojnë. Por kjo është Kosova e sotme, ku populizmi mposht arsyen.
Kosova u ndërtua me mund dhe sakrifica. Është projekti më i suksesshëm shtetformues i pasluftës, projekti që u realizua duke ndërthurur vullnetin kombëtar dhe mbështetjen ndërkombëtare nga aleatët dhe partnerët tanë amerikanë dhe evropianë. Në këtë kuptim, besoj se politika juaj është e gabuar dhe që çon në izolimin më të madh dhe mungesën më të theksuar të mbështetjes ndërkombëtare që nga fillimi i rezistencës paqësore të udhëhequr nga presidenti Rugova në fund të viteve ’80 dhe suprimimi e autonomisë së Kosovës dhe vendosja e sundimit të aparteidit në Beograd. Kjo lëvizje paqësore dhe ushtarake tani që kulmoj me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, i arriti sukseset e saj pikërisht sepse ishte në kohezion me SHBA-në dhe partnerët evropianë.
Ju jeni zgjedhur me një rezultat historik për një parti politike në Kosovë. Rrugëtimi juaj politik është ndërtuar mbi parimin e përjashtimit dhe jo të bashkëpunimit. Në vitin 1999 Kosova e kishte vitin zero, ju ishit në burgjet e Serbisë, i burgosur politik, nuk shihnit dëmin që kishte lënë lufta. Kosova doli e vrarë, e dëbuar, e grabitur dhe e shkatërruar nga lufta e fundit e shekullit të 20-të në Evropë. Kosova në 24 vitet e fundit ka përjetuar zhvillimin më të madh ekonomik, social dhe politik në tërë historinë e saj. Por për shkak të argumentimit tuaj politik, ju vendosët të hidhni poshtë çdo arritje të dy dekadave të pasluftës, duke i dhënë vrull jo-racionales që e merr si të mirëqenë lirinë dhe mirëqenien e Kosovës dhe mbi të gjitha që e merr si të mirëqenë pavarësinë tonë. Sot ka nevojë për kohezion dhe bashkëpunim mes të gjitha grupeve politike dhe të shoqërisë civile, për të dalë nga izolimi ndërkombëtar dhe iluzioni i brendshëm irracional që po dëmton Kosovën. Por ju nuk e bëtë të mundur, ndërtuat barriera ndaj bashkëpunit dhe etiketuat kriminel dhe të korruptuar të gjithë ata pa asnjë fakt që dhanë kontribut në rrugën e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Ju hodhët poshtë çdo thirrje dhe vullnet për të bashkëpunuar mbi këtë etiketim që ngjan me gjyqet popullore në rrugë që nuk kanë vend në demokracinë tonë.
Këtë refuzim të bashkëpunimit e kam parë si deputet, por mbi të gjitha si qytetar i Kosovës, ku trajtimi juaj ndaj opozitës dhe kujtdo që nuk pajtohet me bindjet tuaja politike është refuzuar dhe injoruar, shpesh është përqeshur dhe sulmuar. Nuk pres që ju të reflektoni dhe të merrni kahjen e bashkëpunimit dhe të racionalitetit politik në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë, por më vjen keq që kemi ardhur si një shtet i ri dhe një shoqëri në këtë gjendje ku polarizimi ka arritur në shkallën shqetësuese që është e dhimbshme që nuk mund të bëjmë më shumë bashkë si shtet për interesat jetike të Kosovës. Përgjegjësia për këtë drejtim të vendit është gjithmonë e mazhorancës dhe liderit të saj, në këtë rast ju kryeministër Kurti.
Në dy vitet e fundit kam parë mosfunksionim të shtetit dhe të institucioneve, duke refuzuar bashkëpunimin në interes të Kosovës. Për shkakun tuajin z. kryeministër u vonua hapja e Spitalit të Fëmijëve në QKUK, ku u bllokuan instrumentet mjekësore në doganat e Kosovës, të cilat nuk ishin objekt doganor apo i taksavë, por adresimi i shumë letrave tek ju ra në vesh të shurdhër, sepse nuk kishte asnjë rezultat apo përgjigje fare. Pajisjet ishin dëmtuar nga lagështia në depot doganore dhe ndërrimi i tyre ka qenë i kushtushëm dhe ka shkaktuar vonesa të paarsyeshme.
Dëgjojmë shpesh se si jeni i përkushtuar në betejën diplomatike kundër Serbisë, kështu duhet të jetë për një kryeministër të Kosovës dhe kështu ka qenë gjithmonë. Por në një rast kam sjellë një delegacion nga një vend që kishte vendosur ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ata u takuan me ju dhe Presidentin e Republikës, por diplomacia për të finalizuar njohjen e Kosovës mungoi dhe asnjë hap veprim nuk u ndërmor nga qeveria juaj për ta finalizuar atë. Një rast tjetër ishte kur dy shtete, pas vizitave të mia atje, njohën pasaportën e Kosovës si hapin e parë drejt njohjes së Kosovës dhe hapën rrugën për këtë. Ju i pranuat letrat e dy presidentëve të vendeve në fjalë, por për inatin tuaj politik i shpërfillët dhe nuk u ndërmor asnjë hap nga qeveria juaj për të zyrtarizuar njohjen dhe bashkëpunimin diplomatik. Nëse jeni i sinqertë për betejën diplomatike ndaj Serbisë, ky është terreni ku është bërë dhe duhet bërë, duke rritur njohjen e Kosovës. Njohja e Kosovës është suksesi më i madh i politikës së jashtme të koordinuar me aleatët tanë dhe që i ka sjellë shumë dhimbje Beogradit. Nëse hiqni dorë nga ky synim strategjik, nuk keni mundësi të bëni ndonjë fitore diplomatike ndaj Serbisë. Aktualisht jeni qeveria e parë dhe kryeministri i vetëm në historinë e pas-pavarësisë që nuk keni arritur asnjë njohje të vetme. Kjo nuk është e mirë për vendin tonë dhe as për rezultatet e qeverisë suaj.
Për shkak të kokëfortësisë dhe mungesës së vizionit tuaj politik dhe pragmatik, të ndërtuar historikisht mbi gënjeshtrat politike të dekadave të fundit me kauza të rreme politike për demarkacion, dialog me Serbinë dhe mbi të gjitha për rrugëtimin shtetformues të Kosovës, sot Kosova është sjellë në këtë gjendje. të izolimit, polarizimit dhe frikësimit autoritar. Veprimet tuaja të pakoordinuara me aleatët, term me të cilin e keni bërë shaka dhe keni sulmuar çdo kohë, po e dëmtojnë Kosovën. Kosova ka funksionuar mbi këtë parim të shenjtë të kordinimit me aleatët që është shtylla e pavarësisë dhe lirisë sonë. Moskoordinimi me SHBA-në dhe partnerët evropianë është ahistorik për Kosovën, është e kundërta e asaj që është ndertuar për mbi 3 dekada luftë për liri dhe pavarësi. Sot, ju si kryeministër i shtetit më të ri në Evropë, veprimet tuaja ahistorike po e dëmtojnë Kosovën në perspektivë afatgjatë.
Shtyllat e pavarësisë së Kosovës janë Lëvizja Paqësore e Presidentit Rugova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe partneriteti me SHBA-në dhe botën perëndimore të ndërtuar mbi vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Këto tre shtylla janë nën kërcënim dhe sulm të vazhdueshëm nga partia dhe qeveria juaj. Ju ishit kundër këtyre shtyllave në 3 dekadat e fundit, por tani me kosto pasi jeni në karrigen drejtuese të vendit. Ne po kalojmë këtë fruth populist dhe autokratik si shumë shoqëri, por dallimi ynë është se ne nuk jemi ende plotësisht pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe kemi nevojë për bashkëpunim të brendshëm dhe ndërkombëtar. Ju sugjeroj të konsultoheni me njerëz që kanë qenë pjesë e luftës sonë për liri e pavarësi dhe rrugëtimit drejt shtetndërtimit. Largohuni nga grupet anti-perëndimore dhe anti-historike që e shohin Kosovën si një eksperiment politik. Nuk kemi as luksin dhe as kohën të bëjmë eksperimente në kurriz të shtetit dhe historisë.
Me këtë dua të theksoj se unë, si çdo qytetar i këtij vendi, jam i gatshëm të mbështes qeverisjen e vendit tuaj nëse ndiqni axhenda në interes të vendit. Unë ju kam mbështetur disa herë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe përkundër refuzimit tuaj, ju them se unë jam këtu për të mbështetur shtetin e Kosovës. Mbi të gjitha të shohim Kosovën dhe për këtë jam skeptik se do të kemi një reflektim nga ana juaj.
Sinqerisht i juaji,
Behgjet Pacolli
Ketij i dhimbset Kosova apo i lepihet Rames per hir te aeroportit te Vlores? Koordinimi me "aleatet" e ka sjell Kosoven ne prag te humbjes se pavaresise. Kosova nuk ka me se c'te fali. Shqiptaret duhet te behen bashke per te mbrojtur atdheun e tyre.
PërgjigjuJu përgëzoj për shkrimin tuaj z. Pacolli duhen parë realitetin ashtu siç është dhe sa për xhihadistët e Vetfundosjes mos ja vini veshin se janë të papunë dhe nuk i ka thënë njeri puna e mbarë dhe mos të flasim për luftën se ose kan qen në barkun e nonës ose duke i mbajtur në krah dhe duke u strehuar në emigracion. Mjerë Kosova për KM Al-bin Kurtoviç.
PërgjigjuVlora, oj tradhtere e qelbur, Albinit të ia ….
PërgjigjuTi behgjet je zari Moskes i vetvulosur me vule te njome dhe te thate behgjet,shiko per te marre ndonje tender nga Moska se ja ke marre doren qe me jelcinin tend te ndjer.
PërgjigjuTi "Vlora" mund te jesh një klysh idhnak apo sufllaxhi i radhes qe lepihesh prane klanit Sllav me qender ne Tirane. Vdekjen e ALBIN KURTIT E KERKON VETEM VUÇIÇI dhe po arrriti kete do te krijoj nje Embleme te dyte shqiptare pas Adem Jasharit....kaq truthare jini ju sufllaqexhinjte e rilindjes degjenerume!? Sa me shpejt prapa diellit o te mjeruar bashke me salihun@like leshin.....
O ndergjegje e vetevendosjes. Zarin e Moskes e keni ne krye te partise dhe te qeverise dhe e ka emrin Albin Kurti. Mjere Kosova dhe kosovaret per kete spiun qe kane ne krye te shtetit. Por,perendimit, po i soset durimi me kete spiunin komunist,prandaj,mos u cudit kur ta gjeni nje dite te bukur rreze ndonje kanali.Gjera qe ndodhin o ndergjegje.
Ju zoti Pacolli jeni njeriu me me pak vlera ne Kosove per t'ju degjuar fjala, ku Kosove kerkush nuk ju do. Ti je nje biznesmen i suksesshem dhe vetem kaq. Kontributi yt per Kosoven eshte zero. Ndaj ti nuk votohesh ne kete vend. Letra jua eshte e pa vlere
PërgjigjuCilën të besoj Arbanin apo Preshevën ?? Të flisni për vlerat e tij duhet ti faktoni dhe tjetra është se mentaliteti dhe injoranca dhe politike. Mjer Kosova sa poshtë ka rene.
Si thoni pa vlera kur ky burre ka dhene shume per kosoven dhe shqipetaret a jeni ne rregull a cini cfar flis