Edi Rama dhe Grenell

Behgjet Pacolli: Lirimi i 3 policëve të Kosovës erdhi nga Rama në koordinim me Grenell

26 Qershor 2023, 22:24| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 23:17

  • Share

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish i dërguari i ShBA-së për Ballkanin, Richard Grenell “kanë qenë çelësi i lirimit të tre policëve të rrëmbyer”. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Pacolli thekson se secili prej tyre meriton një falënderim të madh.

“Një e vërtetë e pathënë në lirimin e policëve është roli i Ramës në koordinim të plotë me Grenell, njeri i afërt me Presidentin Trump. Kjo ka qenë edhe arsyeja e vizitës së tij në rajon! Kjo meriton falënderim të madh për secilin që ka kontribuuar për këtë rast’- shkruan Pacolli.

Postimi i Pacollit

Tre policët e Kosovës Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi që u rrëmbyen nga autoritetet e Serbisë më 14 Qershor u liruan ditën e sotme. Gjykata në Kralevë u ka konfirmuar aktakuzën, por ata do të hetohen në gjendje të lirë ndërsa avokati Gradimit Nalliqi do të bëjë ankesën

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 27/06/2023 16:04

    Ik o tregtar...police u rrembyen e kjo ceshtje nuk duhet te jete fare ceshtje negociatash..ata qe I rrembyen duhet te mbajne pergjegjesi e gjykohen se kane bere krim nderkombetar...Rama e ka vella Vucic dhe mund te jene koordinuar bashke ...

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/06/2023 08:21

    Kujdes tradhtari, e anuloi takimimin më qeverin e Kosovës për arsye se thjesht e dinte se do kidnapohen tre policë të Republikes së Kosovës….!!! Pastaj na dolen ”shpëtimtarët” nga libri i prrallave për fëmijë…!!!

    Përgjigju
  • o lale: 27/06/2023 06:43

    mire qe i liruan por cfare cmimi do paguaje Shqiperia,jo Kosova ne kete rast

    Përgjigju
  • Dmth: 27/06/2023 02:08

    Vucic i arrestoi, Grenell loboi dhe Rama i liroi?!?!? Rezultati: Kurti burre i keq, meqe i arrestohen policat, ndersa heronjte jane dyshka neokomuniste Rama-Vucic! Bukur bukur. Jo me kot tellall kesaj radhe kane Begjetin... e ka kaparosir ndonje pazar te ri nga Rama!

    Përgjigju
  • Timi: 26/06/2023 23:56

    Bravo detyren ka bere aje eshte kryeministeri i gjithe shqiptarve dhe i gjithe shqiperise etnike ????????????

    Përgjigju
  • Ben: 26/06/2023 23:49

    Ok Rama,po Grenellin kush e degjon,nuk ka asnje post,asgje?

    Përgjigju
  • Kabim: 26/06/2023 22:50

    Ata i lirpi naltmadhnia e tij doktor Berisha ja bani tete me dy Vuqicit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?