Behgjet Pacolli

Kosova & Rajoni

Behgjet Pacolli: Ukraina ka kthyer sot në doganë shqiptarët e Kosovës, i kanë quajtur terroristë

24 Gusht, 20:35| Përditesimi: 24 Gusht, 20:56

  • Share

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa mori urime edhe nga krerët më të lartë të politikës në Kosovë.

Por, politikani Behgjet Pacolli, ka denoncuar se sot në pikën kufitare me Moldavinë, autoritetet ukrainase, jo vetëm që kanë kthyer mbrapsht disa shtetas kosovarë, por edhe i kanë keqtrajtuar duke i quajtur "terroristë".

Pacolli thotë se shumë shtete që nuk e njohin Kosovën, megjithatë i lejojnë shtetasit e Kosovës të hyjnë në territoret e tyre.

'Ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por pothuajse të gjitha u lejojnë qytetarëve tanë hyrjen me pasaportë kosovare. Sot, Ukraina ka kthyer shtetasit e Kosovës në pikën kufitare me Moldavinë – jo vetëm që i ka refuzuar, por i ka ofenduar dhe maltretuar, madje duke i quajtur “terroristë”.

Ky nuk është rasti i parë: para disa vitesh, e njëjta Ukrainë veproi në mënyrë skandaloze me ekipin tonë kombëtar të futbollit, të cilët u detyruan të udhëtonin në Gjeorgji për të zhvilluar ndeshjen. Ne këtu në Kosovë vazhdojmë të tregojmë solidaritet dhe dhimbje për ta – ndërkohë që ata na poshtërojnë. A nuk është koha të rishqyrtojmë qëndrimet tona ndaj atyre që nuk na respektojnë as dinjitetin më minimal?', shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ISH USHTARAK. I R.P.S.SH: 25/08/2025 10:12

    ZBexhet më vjen keq por kali nuk shitet me një të qollorisur.Shiko zotni se mos je nxituar si shumë dhe mos dil si gomari përpara kalit.N.q.se ke probiem tjetër(për ti kthyer kusurin atyre...)

    Përgjigju
  • Iris: 25/08/2025 06:00

    Z.Pacolli,kesaj i thone /Per inat te sime vjerre shkoj e fle me minollane/.Ju doni te rishikoni qendrimin ndaj Ukraines per nje /mosrespektim te dinjitetit minimal/.Mendoni qe Rusia do ju respektonte me shume,apo me ndryshe?!Rusia eshte me e rrezikshme,se veprimet e Ukraines, per te ardhmen e Kosoves,rajonit e botes e ju doni te rishikoni qendrimet ndaj Ukraines /per nje flete presh/,duke cituar /Shi ne plazh/?!

    Përgjigju
  • Edvin: 25/08/2025 04:10

    Por kemi kryinistrat vellezer shpirterore, pjese e familjes zioniste.

    Përgjigju
  • Tirona: 25/08/2025 00:00

    Bravo bexheri, njish

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?