Bëhuni gati, pas suksesit në rajon, rikthehet 'Shtëpiakë të dëshpëruar'! Imami, Çobani e Zenelaj me batuta që ‘mbërthejnë’ publikun

17 Qershor 2023, 13:10| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 13:25

  • Share

Komedia e suksesshme “Shtëpiakë të dëshpëruar” me regji të Artan Imamit do rikthehet në skenën e ‘ArTrubinës’. Pas shfaqjes së veprës në Ulqin, në Malin e Zi, komedia do jepet sërish në Tiranë në datat 18, 19, 20 qershor ora 20:00.

Komedia ka arritur një numër rekord spektatorësh në gjithë skenat e Shqipërisë. Mbi 10 mijë spektatorë në gati 60 dalje në skenë!

Skenografia, regjia, interpretimi i Zheromit, protagonistit të lënduar, pas braktisjes nga e dashura me një faturë ‘të kripur’, mbajnë të gjitha firmën e Artan Imamit. Ky i fundit është edhe protagonist në skenë bashkë me Indrit Çobanin e Gentian Zenelajn.

Gentian Zenelaj interpreton Aleksin, prej 10 vitesh i martuar. Mes ankesave, pakënaqësive por edhe çasteve të bukura, martesa, siç pohon personazhi i tij mund të mos jetë aq e tmerrshme sa mendohet.

"Shtëpiakë të dëshpëruar” është një komedi romantike mbi burrin modern. Tre aktorët janë prezantuar para publikut në shfaqje të ndryshme, por ata vijnë me një komedi franceze të suksesshme edhe në skenat e huaja më parë. Vepra u vu në skenën e Parisit në vitin 2011, për të vijuar me sukses në teatër.

Për të rezervuar vendin për të parë shfaqjen kontaktoni në 069 20 00650

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?