Foto ilustuese e vaksinës anti-COVID

BE-ja e revoltuar me kompanitë farmaceutike Pfizer dhe AstraZeneca/ Italia: Do të investojmë në zhvillimin e vaksinës sonë anti-COVID

27 Janar 2021, 16:59| Përditesimi: 27 Janar 2021, 17:09

  • Share

Ditët e fundit Bashkimi Evropian është përfshirë nga një valë tensioni për sa i përket vonesës së shpërndarjes së vaksinave anti-COVID nga kompanitë farmaceutike me të cilat kanë lidhur kontrata.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë me dije se qeveria italiane do të investoj në “ReiThera”, kompania në Castel Romano e cila po zhvillon vaksinën anti-COVID në Itali.

“Është vendimi I duhur dhe shumë I rëndësishëm! Ne duhet të dalim nga kjo krizë për të siguruar shëndetin e njerëzve tanë sot edhe nesër”, ka shkruar Speranza në postim.

Italia ka qenë një ndër ato vende krerët e së cilës kanë reaguar më ashpër lidhur me këtë situata.

Kryeministri i vendin Giuseppe Conte është shprehur i revoltuar për sa i përket vonesës së shpërndarjes së vaksinave anti-COVID duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe përbënë shkelje të rëndë kontrakluale.

Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 2,485,956, ndërkohë që numri i viktimave është 86,422 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Në Itali, vaksinimi ka nisur më datë 27 dhjetor si në shumicën e vendeve evropiane, megjithatë kjo vonesë në furnizimin e vaksinave është një situatë e cila duhet të zgjidhet në mënyrë emergjente.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?