Shifra në rritje si për numrin e rasteve të rëja Covid ashtu edhe për viktimat pothuajse dalin nga të gjitha të dhënat epidemiologjike në Malin e Zi, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë
Në Kosovë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 3064, për një total prej 55 viktima, kurse numri I të shëruarve ka shkuar në 1707. Qendra Klinike Universitare njoftoi sot se në repartet e terapisë intensive ndodhen të shtruar 141 pacientë Covid, nga të cilët dy në gjendje të rënë duke u trajtuar me oksigjen ndërsa 4 raste janë në gjendje kritike në ventilator.
Mali i Zi, vendi që shpalli përfundimin e epidemisë në fillim të muajit qershor, tani pas plot një muaji, duket se është kapluar nga vala e dytë e Covid. Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 40 raste të reja për një total prej 292 infeksionesh që nga fillimi i pandemisë. Epidemia ka goditur rëndë turizmin, industrinë kryesore e vendit të vogël të Ballkanit me pamje nga Adriatiku, ku kompaninë turistike kanë raportuar rreth 70% rënie të prenotimeve
Pasi përballoi deri në fillim të muajit maj valën e parë të infeksionit prej koronavirusit, duke se edhe Serbia është përfshirë nga vala e dytë e pandemisë, e cila në 24 orët e kaluara u prezantua me 359 raste të reja Covid, për një total prej 15.195 të prekurish që nga fillimi i pandemisë.
Teksa 80% e rasteve të reja janë regjistruar në Beograd, Qeveria serbe do të miratojë sot disa masa të reja për kryeqytetin. Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se për një afat kohor dyjavorë do të mbyllen klubet e natës, disa bare dhe konviktet studentore, dhe duke filluar nga dita e hënë ata që nuk mbajnë maskë në ambientet publike do të gjobiten.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja në ditët e fundit, disa qytete të Serbisë, përfshirë: Novi Pazar, Tutin, Kragujevac dhe Vranje, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Serbia dhe Mali i Zi ishin në listën e vendeve të shpallura të sigurta nga BE dhe që do të përfitonin nga rihapja e kufijve të jashtëm të bllokut me 27 vende, por Gjermania dhe Austria kanë vendosur të mos pranojnë në vendet e tyre qytetarët serbë dhe malazezë, të paktën për momentin kurse Hungaria dje u deklaruar për hyrjen vetëm të serbëve në vend.
Në Maqedoninë e Veriut, drama e Covid vazhdon të jetë e rëndë, teksa çdo ditë ka numra të lartë të viktimave dhe infeksioneve të reja.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit ka patur 7 viktima nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit. Në ditën 135 të pandemisë, bilanci i të prekurve është rritur në 6.787, ndërsa i viktimave në 328. Deri tani janë shëruar 2.876 pacientë dhe mbi 3.850 raste janë akoma aktive. Qeveria në Maqedoninë e Veriut, vendosi sot që të mos mbyllen kufijtë me Kosovën dhe Serbinë. Kryeministri teknik Oliver Spasovski deklaroi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve veriorë që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë.
Në Bosnje Hercegovinë ndërkohë, janë 4788 rastet e konfirmuara të koronavirusit dhe 189 viktimat.
Ndërkohë që bilanci po rëndohet edhe në Kroaci ditët e fundit, me Slloveninë e cila ka vendosur ta heqë fqinjin e saj nga 'lista e gjelbër' e vendeve të sigurta nga pikpamja epidemiologjike. Një ditë më parë në Kroaci u raportuan 81 raste të reja të covid 19, për një total prej 2912 raste, si dhe pati 2 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 110.
Shikoni veten se Serbia hyn ne europ pai hy ferre ne kemb Esht nder 15 shtetet me te daluarat qe mundet me hy ne europ
Përgjigju