Në kuadër të përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Kosovë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Olivér Várhelyi përmes një deklarate ka shprehur se shpreson që Kosova të krijojë së shpejti qeverinë e re, të zgjedhë një president të ri si dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë.
Ai tha se BE-ja ka dërguar në këto zgjedhje një mision të ekspertëve për zgjedhje, i cili do të mbetet në Kosovë dhe do të ndjekë të gjitha procedurat pas zgjedhjeve si dhe do të japë rekomandimet e veta.
Në deklaratë thuhet se BE-ja do të vazhdojë të angazhohet, me qëllim që të mbështesë Kosovën në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj evropiane. Kjo nënkupton përparimin e Kosovës në, realizimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Axhendës Evropiane për Reforma, si dhe si për bashkëpunimin rajonal.
“Rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE-së”, thuhet në deklaratë. Várhelyi shtoi se pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të dialogut me Serbinë me mbështetjen nga BE-ja.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Numërohen 99.8% e votave, fitore historike e Vetëvendosjes, rezultati më i lartë që nga shpallja e pavarësisë! Dorëhiqet Mustafa: Rikthehemi fuqishëm
J.GJ./ReportTv.al