Foto Ilustruese

Bota

BE-ja propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të luftës! Trump kundërshton Netanyahun: Fëmijët në Gaza janë shumë të uritur

28 Korrik, 22:06| Përditesimi: 28 Korrik, 22:55

  • Share

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për shkak të situatës së rënduar humanitare në Gazë.

Kjo lëvizje nga Brukseli vjen në kohën kur disa shtete të BE-së po kërkojnë hapa konkretë kundër Izraelit në dritë të rritjes së frikës për uri të thelluar në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

“Edhe pse Izraeli ka njoftuar një pauzë të përditshme humanitare të luftimeve në Gaza... situata mbetet e rëndë”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

Propozimi për të pezulluar pjesërisht përfshirjen e Izraelit në programin gjigant të kërkimeve Horizon do të diskutohet nga 27 vendet anëtare të BE-së të martën.

Një pezullim i tillë kërkon miratimin e shumicës së shteteve anëtare në mënyrë që të hyjë në fuqi.

BE-ja ka hasur vështirësi në marrjen e masave lidhur me konfliktin në Gaza, pasi është e ndarë mes përkrahësve të Izraelit dhe atyre që kanë qëndrim më të favorshëm ndaj palestinezëve.

“Bazuar në atë që shoh në televizion, do të thosha se nuk jam veçanërisht dakord, sepse ata fëmijë duken shumë të uritur.” Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë takimit të tij sot në Skoci me Keir Starmer, kur u pyet nëse ishte dakord me Benjamin Netanyahun, i cili pretendon se nuk ka uri në Gaza. “Në Gaza ka shumë njerëz të uritur,” shtoi Trump.

I pyetur nga një gazetar lidhur me deklaratat e qeverisë së Netanyahut që mohon ekzistencën e një urie në Rripin e Gazës, Trump tha: “Nuk e di, por bazuar në pamjet televizive, ata fëmijë duken shumë të uritur.” Ai shtoi se aktualisht SHBA “po dërgon shumë ndihma financiare, dhe vende të tjera po rrisin ndihmat e tyre, përfshirë këtë këtu” (duke iu referuar Mbretërisë së Bashkuar).

Me mbi 2 milionë banorë të Gazës që përballen me uri dhe kequshqyerje, Izraeli iu nënshtrua presionit ndërkombëtar gjatë fundjavës dhe njoftoi një “pauzë taktike” ditore në luftime në disa zona.

Të hënën, kamionë me ushqim arritën te banorët e uritur të Gazës pasi Izraeli premtoi të hapë korridore të sigurta për ndihma, por agjencitë humanitare paralajmëruan se nevojiten sasi shumë më të mëdha për të shmangur urinë masive.

S.B/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 28/07/2025 23:18

    Presidenti i SHBA'se,ende i "pasigurte nese ka krize humanitare dhe populli e femijet po vdesin nga uria ....... Ky flet bazuar ne pamjet televizive ?! Absurdi pa limit ! Qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?