Lajme të mira

“Bëje si gratë”, një javë e mbushur me evente që frymëzojnë nga One Albania

8 Mars, 15:28| Përditesimi: 8 Mars, 15:29

  • Share

Një javë e mbushur me energji, momente frymëzimi dhe reflektimi mbi kurajon dhe kontributin e jashtëzakonshëm të grave në shoqëri ishte ajo që One Albania ia dedikoi 8 marsit. Fushata “Bëje si gratë” kishte për qëllim fuqizimin e grave, nxjerrjen në pah të arritjeve të tyre dhe nxitjen e një kulture mosdiskriminimi dhe barazie, përmes një sërë ngjarjesh dhe aktivitetesh.

Java filloi me hapjen e konkursit "Girls in ICT", të kthyer tashmë në një traditë disavjeçare, pranë One Connect Hub. Pjesëmarrësit u njohën me programin e aktiviteteve, trajnimeve dhe mundësive të mentorimit, krijuar për të kapërcyer hendekun gjinor në industrinë e teknologjisë.

Më 5 mars, Arjeta Puca, themeluesja e TIMAK, ndau pak nga eksperienca e saj në industrinë e prodhimit të automjeteve. Puca u ndal në mundësitë, por edhe sfidat me të cilat përballen gratë në inxhinieri, duke frymëzuar pjesëmarrëset për të ndjekur karrierën edhe në fushat e dominuara nga meshkujt.

Punëtoria “Aktivizmi përmes artit dhe dizajnit” me Kolektivin Zanat mblodhi së bashku artistë dhe studentë të artit për të eksploruar rolin e artit në fuqizimin e grave, në 6 mars. Pjesëmarrësit krijuan dizajne unike të printuara në postera dhe çanta, duke dërguar mesazhe të fuqishme barazie, njëkohësisht duke rikujtuar mënyrat se si arti mund të sjellë shumë ndryshime shoqërore.

Fushata "Bëje si gratë" nga One Albania ishte më shumë se thjesht një seri ngjarjesh; ishte një rikujtesë se fuqizimi i grave është fuqizimi i gjithë shoqërisë. Kjo javë shpërfaqi edhe njëherë forcën, arritjet dhe përkushtimin që gratë sjellin në komunitetin e tyre çdo ditë, thjesht duke e ‘bërë si gratë’, me guxim dhe vendosmëri.

SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?