Sali Berisha, Ilir Meta

Bëjini një provë burgu Saliut dhe Ilirit!

7 Qershor 2023, 17:26| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 17:30

  • Share

Një sekretare e Përgjithshme në ministrinë e Shëndetësisë u arrestua për korrupsion. Një ish-kryebashkiak i Durrësit dhe njëkohësisht personazh me ndikim në Partinë Socialiste, zoti Vangjush Dako, u arrestua për shpërdorim detyre. Një ish-kryebashkiak i Durrësit, ish-ministër dhe ish-deputet socialist, zoti Lefter Koka, ndodhet po ashtu në burg. Një ish-deputet tjerër, zoti Alqi Bllako, ndodhet në burg. Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm, zoti Saimir Tahiri, sapo është liruar me kusht nga burgu.

E vutë re, të gjithë socialistë ata që kanë bërë burg pas reformës në drejtësi. Ndërkohë krahu tjetër i politikës rri e sodit serbes, bile bën edhe komente ironike nëpër rrjetet sociale.

Sikur drejtësia të merrte për bazë ato akuza që Ilir Metaj i ka bërë Sali Berishës nga viti 1992 deri në vitin 2009, Berisha do duhet të ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Sikur drejtësia të merrte për bazë ato akuza që Sali Berisha i ka bërë Ilir Metajt nga viti 2000 deri në vitin 2015, Metaj do duhet të ishte dënuar me 35 vjet burg.

Shumë shqiptarë kanë dashur që politikanët Berisha e Metaj, t’i shohin në burg për aq vite sa meritonin për akuzat penale për krime të rënda që i bënin njëri - tjetrit. Por, duke parë se drejtësia jonë është ende e tulatur përballë këtyre dy personazheve negativ të historisë së demokacisë shqiptare, ata e kanë humbur besimin se kjo do të ndodhë ndonjë ditë.

Këtë javë temë e ditës ishte përse u lirua përpara kohe zoti Tahiri. Personalisht do doja që Sali Berisha mos dënohet aq sa do e meritonte, por veç 2 vjet burg, kurse Ilir Metaj veç 1 vit burg. Mjafton që këto dy personazhe të njihnin regjimin e burgut: Zgjimin, pastrimin, ushqimin, ajrimin, fjetjen në një dhomë me ndonjë kriminel ordiner, urdhrin e policit të shërbimit, etj., etj., kufizime që sjell burgu. Më pas, të dy këta, le të lirohen përpara kohe me kusht pasi të kenë kryer gjysmën e dënimit.

Pasi t’i shihja për kaq pak kohë në burg, ndonëse ata meritojnë shumë më shumë për ato që kanë bërë, do prisja prononcimin e tyre nëse e kanë merituar që të lirohen apo jo përpara kryerjes së plotë të dënimit. Se, kollaj kur ia bëjnë llogaritë tjetrit. Ta provojnë njëherë mbi supet e tyre se çfarë është burgu, e pastaj të kakarisin sa të duan si gjela majë plehut.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 07/06/2023 19:47

    Shqipèria jonè, pèrsa kohè njerèz tè tillè si Berisha e Meta/Metaj, livadhisin dhe kanè akoma shuzpen tè "zgjedhin" Fredi Belerè si "kandidatè" pèr listat e opozitès, do tè jetè gjithmonè me sytè para greminès. Shqiptarèt, do vazhdojnè tè braktisin vèndin e tyre,,jo sepse nuk e duan por ngaqè nè vèndin e tyre, kriminelèt ordinerè kanè marrè peng gjithçka. E djeshmja, e sotmja dhe e nesèrmja, janè marrè peng nga politika kriminele qè kèta tè dy (mè sè shumti)kanè ndjekur pèr 35 vjet. Dakot, Kokat, Tahirèt, Ahmetajt dhe gjithè ata qè ndiqen sot nga SPAK, kanè pasur si frymèzim tè tyrin, natyrisht pandèshkueshmèrinè e kètyre tè dyve dhe mendonin se edhe atyre nuk do tu ndodhè kurrè gjè,,mjaft tè bènin milionat e tyre edhe pse shkatèrronin jetèn e njè kombi tè tèrè. 1 vit burg pèr ta? Jo jo. Drejtèsia le tè shprehet jo vetèm pèr krimet e kryer prej tyre por pikè sè pari pèr kthimin e gjèsè sè vjedhur. Nèse kjo nuk ndodh, ky vènd nuk do ketè kurrè tè ardhme. Kaq e thjeshtè èshtè.

    Përgjigju
  • Buda: 07/06/2023 17:35

    Po qe se Drejtesia e Re Demokratike e Shqiperise nuk e nis diten me arrestimet e kryekrimienleve dhe kryehajduteve Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kurre ne Shqiperi nuk do te kete Drejtesi!

    Përgjigju
    • e drejta: 08/06/2023 10:49

      SHUME E SAKTE...BRAVO

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?