Kandidatë të Edi Ramës i quajti sot Sali Berisha kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 Majit të vendosura nga Alibeaj. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku për caktimin e Roland Bejkos në Tiranë Berisha thotë që të gjithë këta kandidatë i përdor Rama kundër pluralizmit.
“Kandidatët e Alibravës janë kandidatët e Edi Ramës. S’kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Janë vegla mjerane që i përdor Edi Rama kundër pluralizmit. PD do të fitojë, s’ka asnjë dyshim. Kandidatët e Edi Ramës vijnë tërësisht nga bota e mafias që kërkon të shpëtojë sistemin monist që ka vendosur”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Para ruse në PD? ‘Rithemelimi’ i Berishës: S’ka prova, asnjë qindarkë të hyrë apo të dalë nga kompania ruse ‘Binata Trade’! Të hetohet Basha! E thirrëm, s'pranoi të përgjigjej
K.T.//ReportTv.al