Kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko e ka nisur ditën me një takim me psikiatrin e njohur Neli Demi, të cilit i referohet si ‘demokrat i orëve të para’.
Bejko ka treguar mesazhin që i dha miku i tij për rikthimin e shpresës në vend.
“Në takim doktor Neli, më dha këtë mesazh: "Humbja e shpresës sjell ankth, depresion, apati, agresivitet. Ky vend ka humbur shpresën në të ardhmen. Rikthimi i shpresës është një proces i vështirë dhe merr kohë , por këtë gjë nuk mund ta bëjnë individë apo grupime që kanë kontribuar në humbjen e saj"! – shkroi Bejko.
Ky ishte mesazhi që mori Bejko, i cili është futur në garën e 14 majit për Bashkinë Tiranë dhe pretendon se do të kthejë shpresën, pavarësisht procesit të vështirë që merr kohë.