Visar Bekaj

Bekaj 'fik' Tiranën: Ky sezoni im i fundit, largohem falas

1 Nëntor 2022, 18:00| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 18:02

  • Share

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj tregoi se ky është sezoni i tij i fundit me bardheblutë. Verën që vjen kontrata e gardianit me klubin kampion në fuqi të Shqipërisë skadon dhe për "Koha Shtesë". 26 vjeçari ka treguar se do largohet si transfer i lirë.

“Është viti im i fundit te Tirana dhe si lojtar i lirë synoj të transferohem jashtë, pasi kontrata ime skadon në muajin qershor“, tha Bekaj. Prishtinasi u bashkua me Tiranën verën e 2020 dhe e ka këtë sezonin e tretë që luan mes portave. Kampion me Tiranën, Bekaj duket se nuk do rinovojë më dhe është në kërkim të një klubi jashtë Kosovës dhe Shqipërisë për të vijuar karrierën. Kujtojmë se portieri është produkt i Prishtinës, klub me të cilin ka fituar dy herë Kupën e Kosovës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?