Bekim Balaj ka besim se Vllaznia do jetë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët presin nesër në orën 18:00 Egnatian në "Loro Boriçi", me ndeshjen e parë gjysmëfinale që u fitua 1-0 nga rrogozhinasit.
Para mediave kapiteni dhe sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj tha se është besimplotë për një përmbysje.
"Vijmë për të luajtur ndeshjen e dytë me Egnatian, kërkojmë të kthejmë rezultatin dhe të shkojmë në finale. Nuk mund të them që ka një shkak, por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si duhet, por si unë dhe skuadra do të gjejmë forcat për të shkuar përpara.
Nuk është e lehtë, Egnatia ka treguar një formë të mirë gjatë gjithë kampionatit, por në ndeshjen që kemi luajtur me ata në Shkodër kemi bërë shumë mirë. Nesër pritet të ketë një numër të madh tifozësh të cilët janë një ndihmë shumë e madhe.
Kampionati - Kështu si ka shkuar kampionati të le përshtypjen sikur mund të zgjidhet me një ndeshje, por ka ende 4 ndeshje për t'u mbyllur. Duhet të bëjmë maksimumin për t'u marrë këtyre ndeshjeve më të mirën. Do bëjmë çdo gjë të jetë e mundur dhe lojtarët që zëvendësojnë Hakaj dhe Stojanoviç e dinë peshën e fanellës.
Dëshira është e madhe për të shënuar 3 gola, por e rëndësishme është fitorja, do provojmë çdo gjë me ndihmën e tifozëve dhe Zotit. Jam i bindur që këtë sezon pavarësisht luhatjave, mbështetja e tifozëve ka qenë e madhe dhe ndihma e tyre është e domosdoshme”, tha Balaj për mediet.
Lajmi kryesor:
Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës
S.Dh/ReportTv.al