Sociale

Bektashinjtë kremtojnë ditën e ashures, uron Baba Mondi: Lutemi për paqe, jo luftë

7 Korrik, 15:44| Përditesimi: 7 Korrik, 16:02

  • Share

Më 8 korrik, besimtarët bektashinj kremtojnë Ditën e Ashures, një nga ditët më të shenjta dhe domethënëse për komunitetin e tyre.

Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, përcolli një mesazh uniteti dhe bashkimi për të gjithë besimtarët.

Ai u lut për paqe, në një kohë kur, siç u shpreh vetë, “vatrat” e luftërave në botë janë të shumta.

'Një thirrje miqësie dhe solidariteti për të respektuar dallimet dhe diversitetin për të ndarë bashkërisht gëzime dhe hidhërime të mirën dhe të keqen arritjet dhe mundet, besimet dhe vështirësitë e jetës së përditshme. Drita dhe mësimet e paqëta të besimit të kundërshtojnë ekstremistët, terroristët dhe forcat e errësirës. Në ditët e sotme vatrat e konfliktit janë të shumta por ne lutemi që njerëzimi të gjejë paqe dhe të pushohen konfliktet dhe luftrat’, tha ai.  

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?